Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2023”

Kadetët e vitit të tretë dhe të katërt të Qendrës së Studimeve Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2023”.

Kjo patrullë, që tashmë është ndër traditat më të çmuara të QSU-së, ka karakter garues mes skuadrave. 

“Gjatë kësaj patrulle kadetët sfidohen mjaft shumë në aspektin fizik, taktik dhe të udhëheqjes. Por, përvoja e mirë dhe mësimet e marra nga ky aktivitet janë të një rëndësie të veçantë për kadetët” – thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se qëndrueshmëria fizike dhe mentale, shpirti luftarak dhe puna ekipore janë esenciale në përfundimin e suksesshëm të “Triumfit Dardan”.

Fotografit e shpërndara nga QSU:

Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi
Foto: Agron Istrefi