Kaçaniku pritet të bëhet me Muze të Qytetit

Drejtoresha e Kulturës në Kaçanik, Hafize Sallahi ka treguar se punimet për ndërtimin e Muzeut të Qytetit kanë filluar dhe janë në fazën fillestare.

“Kanë filluar punimet, në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ku është paraparë një hapësirë për Muzeun e Qytetit. Punët kanë nisur në fillim të këtij muaji”-tha për KALLXO.com Sallahi.

Sipas saj, ky projekt pritet të përfundojë gjatë muajit nëntor të këtij viti. Rregullimi i kësaj hapësire ka kosto prej 61,999 euro.

Kaçaniku nuk ka pasur më parë muze publik.