Foto-ilustrim

Kaçanik, të maskuarit e mbyllin rojën në barakë dhe grabisin para

Një rast i grabitjes ka ndodhur dje pak pas mesnatës në Fshatin e Ri të Kaçanikut.

Sipas Policisë, është raportuar se roja i një depoje të mobilerisë është mbyllur në barakë nga tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga depoja kanë grabitur 300-400 euro  dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.