Kaçanik, kanosi dy qytetarë me sëpatë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33-vjeçar në Kaçanik pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte kanosur me sëpatë dy persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Ismajl Qemali” në Kaçanik.

Organet e rendit kanë njoftuar se i dyshuari me iniciale Sh.D. pas intervisimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.