Foto: CNN

Joe Biden: I ofrova kryeministrit të Izraelit mbështetje për sigurinë e vendit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden bëri të ditur se në një bisedë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu i ofroi mbështetje si dhe angazhim për sigurinë e vendit pas sulmit terrorist nga militantët e Hamasit.

Biden tutje theksoi se u shpreh ngushëllime familjeve që humbën të dashurit në këtë sulm.

“Sot fola me kryeministrin e Izraelit  për sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit në Izrael. Unë ofrova mbështetjen tonë dhe përsërita angazhimin tim të palëkundur për sigurinë e Izraelit. Zonja e Parë dhe unë shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit”- shtoi tutje Biden.

Shërbimet e emergjencës në Izrael kanë deklaruar se numri i të vdekurve në Izrael ka shkuar në 70, derisa ka edhe qindra të plagosur nga sulmi i militantëve të Hamasit.

Mediat lokale kanë raportuar se shumë civile por edhe ushtarak izraelit janë marr peng dhe janë dërguar në rripin e Gazës.

Lider nga vendi, rajoni dhe shtetet perëndimore kanë dënuar ashpër sulmin terrorist nga forcat e Hamasit ndaj Izraelit.

Zhvillimet në Izrael – Netanyahu: Jemi në luftë