Italia nuk gjen qetësinë, Qeveria në presion të dyfishtë nga mjekët dhe bizneset

Italia nuk po arrin të gjejë qetësinë në luftën me pandeminë COVID-19.

Disa ditë më parë u shfaqen shifra shprese se shteti më i goditur në botë nga “armiku i padukshëm” më në fund mund të ketë kaluar “kulmin”  e pandemisë.

Mirëpo në Itali vazhdon të ketë numër të lartë të viktimave, ku në 23 orët e fundit janë regjistruar 619 viktima.

Që nga data 21 shkurt kur u raportua për viktimën e parë deri më sot në Itali si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë pësuar 19,468 persona.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shëruar 2,079 persona, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 32 mijë, persona të shëruar, por duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të të infektuarve mbetet një shifër e vogël ende.

Ndërsa tash e disa  ditë ka një rënie e rasteve të reja, kështu në 24 orët e fundit janë raportuar 1,996 raste të reja.

Italia, vendi më i goditur nga pandemia COVID-19, ka 152  mijë persona të prekur nga ky virus, përfshirë viktimat dhe të shëruarit dhe ata që janë në trajtim intensiv apo shtëpiak.

Deri më sot rreth 10 mjekë dhe infermiere kanë humbur jetën në përballje nga vija e parë e frontit në luftën me pandeminë e Coronavirusit.

Italia që nga 7 marsi është në karantinë gjithështetërore.

Qeveria italiane dje ka marrë vendim që të zgjasë deri me 3 maj vendimet masat e jashtëzakonshme të vendosura më parë me qëllim të përhapjes së coronavirusit.

Këtë vendim Qeveria e ka marrë pavarësisht se ditëve të fundit ka një rënie e rasteve të reja që po shfaqen dhe ka një rënie të lehtë të numri të viktimave, ndërsa është në ngirjte numri i të shëruarve.

Mirëpo Kryeministri Conte dhe Qeveria tash e dias ditë janë në një presion të dyfishtë.

Në njërën anë mjekët dhe shkencëtaret kërkojnë të qeveria të mos nxitohet me heqjen e izolimit dhe masave të jashtëzakonshme, ashtu që të mos rrezikohet edhe në një përhapje tjetër të pandemisë pasi që ë 10 ditët e fundit ka nj rënie të ngadalshme.

Në anën tjetër vijnë alarmet e bizneseve dhe të vete punësuarit kanë kanë paralajmëruar Qeverinë për dëmin e madh që po e pëson vendi, e që nga mesi i muajit Mars ks rënie të madhe të ekonomisë.

Ndërsa Conte ka thënë se masat e jashtëzakonshme që janë në fuqi për më shumë se 1 muaj tashmë kanë dhënë rezultat.

Conte ka thënë se pas datës 14 prill do të mundësojnë që të rifillojnë punën libraritë dyqanet për fëmijë dhe tregu i pemëve.

Kryeministri italian ka shprehu edhe një erë zhgënjimin karshi BE-së dhe reagimit të saj, duke thënë se Italia nuk po ndihmohet në aspektin ekonomik.

Që nga 13 marsi kur në Kosovë është shfaqur rasti i parë me Coronavirus deri më sot janë konfirmuar 250 raste, ndërsa deri më tani janë 52 persona të shëruar, dhe 7 viktima.

Nga 38 komunat që i ka Republika e Kosovës vetëm pesëmbëdhjetë prej tyre nuk kanë raste të konfirmuara me COVID-19.

Si është i shpërndarë COVID-19 nëpër komuna të Kosovës?