Ish-presidenti grek Papandreou: Bashkëpunimi regjional në Ballkan, mbështetje madhore për të lëvizur përpara

George Papandreou, ish-president i Greqisë ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndihmoj vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij në samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022, ish presidenti grek theksoi nevojën e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor qoftë përmes Open Ballkan ose edhe procesit të Berlinit.

“Evropa është e rëndësishme të ndihmoj ata që duan të reformohen, bashkëpunimi regjional në Ballkan mund të jetë një mbështetje madhore për të lëvizur përpara në procesin e reformimit, është Ballkani i Hapur e di që është i vështirë për Kosovë, e pastaj e di që është edhe procesi i Berlinit, ku do të ketë përfitime financiare edhe për Kosovën edhe për vendet e tjera”- tha ai.

Papandreou kërkoi që Ballkani Perëndimor të integrohet në aktivitetet e Bashkimit Evropian.

“Duhet të ketë takime më sistetematike mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të lëvizur përpara, ne duhet të integrojmë Ballkanin Perëndimor në aktivitetet e BE-së në fushat ku Ballkani Perëndimor ka bërë përparim. E kuptoj që keni aplikuar për anëtarësim në KE, KE është duke punuar në një raport për Kosovën që do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e Kosovë”- tha ai.

Në Prishtinë sot po mbahet samitit i Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet është tema e këtij samiti.