Albin Kurti dhe George Papandreou. Foto: ZKM

Kurti diskuton me ish-kryeministrin grek bashkëpunimin në rritje mes Kosovës dhe Greqisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ish-kryeministrin grek, George Papandreou.

Në këtë takim është thënë se është diskutuar rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Evropës.

Kurti me Papandreou, i cili njëherësh është edhe president i nderit të Internacionales Socialiste dhe aktualisht kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve Demokrat, patën së bashku një mëngjes pune.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar në Delphi të Greqisë ku po merr pjesë në forumin vjetor ekonomik, ku në ditën e dytë të këtij forumi kryeministri i vendit gjithashtu ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqië, Nikos Dendias.

Sipas njoftimi për media, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mënyrat se si ato mund të avancohen më tej, veçanërisht në rrafshin ekonomik, teksa shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja kanë shënuar rritje viteve të fundit, ishin pjesë qendrore e takimit.