“The Western Balkans Summit 2022’’ mes bashkëpunimit regjional dhe anëtarësimit në BE

Ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet ka qenë tema bosht e samitit të Ballkanit Perëndimor ‘’The western Balkans Summit 2022’’, i cili të martën në Prishtinë uli në tavolina të diskutimeve liderë shtetëror, ministra, diplomatë, ekonomistë.

Samiti i organizuar nga The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës theksoi nevojën e integrimit të Ballkanit Perëndimore në Bashkim Evropian sidomos pas agresionit rus në Ukrainë si dhe realitetin e ri të krijuar në Evropë.

Ndonëse samiti filloi me theksin në Ukrainë, kryeministri i vendit Albin Kurti i tregoi të pranishmëve për hapat që qeveria e tij i ka marrë për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

Kurti në fjalimin e tij, theksoi se korrupsionit dhe krimit në vend po i vie fundi.

“Kemi ndërmarrë 800 operacioni policore, dhe kanë arrestuar mbi 2,000 njerëz, kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar 1.8 milionë drogë, kanë sekuestruar 75 vila, epokës së pandëshkueshmërisë po i vie fundi. Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja të punës, ndërsa buxheti është më i madhi në historinë e vendit tonë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.

Përveç që përmendi sukseset, Kurti përmendi edhe sfidat për të cilat pakëz i fajësoi edhe qeveritë e kaluara.

“Kosova po lufton një betejë tejet të ashpër kundër kërcënimeve më të mëdha që e prekin botën, furnizimi i energjisë dhe rritja e çmimeve, për shkak të neglizhencës së qeverive të kaluara kto kriza po i godasin qytetarët’, ka theksuar ai.

Ndonëse Kurti nuk e përmendi fqinjin tonë, Serbinë, Martin Schulz, ish president i Parlamentit Evropian ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për lojën e dyfishtë me Rusinë dhe Bashkimin Evropian.

Schulz në fjalimin e tij në samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022”, ka thënë se nuk mund të kërkosh anëtarësim në Bashkim Evropian e të merresh vendime kundër tij.

“Nëse Rusia do të ishte demokraci ajo kurrë nuk do të guxonte agresionin në Ukrainë, sepse në demokraci duhet t`i arsyetohesh opozitës përse po e merr atë veprim dhe së dyti nuk mund t`i kërkosh anëtarësim në BE dhe të marrësh vendime kundër BE-së siç është rasti me Vuçiq i cili është mes afrimit me Moskën dhe me BE- në, duke luajtur me njërin kundër tjetrit, kjo nuk është kredibilitet ndaj BE-së”, ka thënë ai.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier ka thënë se prioritet i vendit të tij, është anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.

“Prioritetet tona janë për një rajon me paqe, siguri dhe prosperitet, ky vizion nuk edhe i ri po më urgjent pas sulmit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës. Prioriteti ynë më i lartë në Ballkanin Perëndimor është mbështetja për anëtarësimin e vendeve në BE. Një prej gjerave qe me së shumti më pëlqen është të takohemi me të rinj të Kosovës, sepse janë potencial”- tha ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) përveç se tregoi synimin e Kosovës për anëtarësim në strukturat e Bashkimit Evropian, tregoi edhe për një brengë që Kosovës po ia rrezikon stabilitetin ditëve të fundit.

“Është e vështirë të flasësh për stabilitet pa përmendur sfidat e ditëve të fundit. Më 31 tetor kemi një çështje të zbatimit të ligjit (çështjen e tabelave) e cila është shumë e rëndësishme për Kosovën por që shihet nga Serbia dhe Rusia si mundësi për të përforcuar kërcënimin ndaj paqes në vendin tonë”, ka thënë ajo para të pranishmëve.

Wess Mitchell, ish asistent i sekretarit të shtetit amerikan, ktheu dhe njëherë vëmendjen tek konflikti Rusi-Ukrainë për të cilin tha se nuk pret zgjidhje të shpejtë të demokratike.

“Lufta në Ukrainë është një ngjarja më e rëndësishme gjeopolitike që prej luftës së ftohet, ka potencial të eskaloj dhe efektet e saj do të jenë me në për gjatë gjithë jetës. Është e mundur që Vladimir Putin do ti përdor armët bërthamore, por nuk besoj se kjo do ta ndryshoj rezultatin e tij. Qëllimi kryesor i Putinit është që të mbijetoj deri në dimër, mendoj se është e pazakonshme që shohim zgjedhje diplomatike së shpejti”, tha ai.

Në diskutimet e samitit, zunë vend edhe ndërtimi i infrastrukturës regjionale, inovacioni në Ballkanin Perëndimor, kriza ushqimore, energjia e gjelbër, tema për të cilat të pranishmit patën mundësi që të shohin planet e qeverisë nga ministrat që prekin këto fusha.

Përderisa vazhdoi diskutimi për impaktin ekonomik në Evropë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, zëvendëskryeministri i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi i tregoi të pranishmëve përse duhet të investohet në Kosovë.

“Komuniteti i biznesit dhe investitorët i besojnë institucioneve të Kosovës, arsye tjetër është edhe se Kosova ka pasur stabilitet politik 18 muajt e fundit, dhe kjo ka trasuar një rrugë më të shpejt për të përmbushur detyrat drejtë integrimit evropian, pjesa tjetër është pika tjetër e fortë është suksesi në luftimin e korrupsionit, dhe elementi tjetër është kualiteti i pakos ekonomike”, tha ai.

Ministra e Ekonomisë, Artane Rivanolli tha që qeveria ka një strategji ambicioze që  të arrin dekabonizimin deri në vitin 2050, përderisa foli për nevojën e sigurimit për energji elektrike.

“Siguria e furnizimit të enegjisë dhe ndryshimet klimatike janë dy qëllime të cilat janë bërë një. Është bërë e qartë se siguria e energjisë dhe energjia e ripërtërishme janë vegla për të arritur një sistem të pavarur energjetik në kuptimin e shfrytëzimit të resurseve”, tha ajo para të pranishmëve.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu ka përmendur bashkëpunimin me qeverinë e Shqipërisë për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë si një mundësi për partneritet edhe me vendet e tjera të rajonit.

“Kosova dhe Shqipëria po punojnë së bashku për të sjellë në jetë projektin e ri hekurudhor ‘Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë’ ne tashmë kemi lansuar “Studimin e Fizibilitetit & Koncept Dizajn për Lidhjen Hekurudhore Durrës – Prishtinë” , duke u bashkuar me Ministrinë Shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të dyja vendet e mbështesin financiarisht këtë projekt e që do të bëjnë kalimin nga transporti rrugor në transportin hekurudhor të mallrave dhe njerëzve”, tha ai.

Samiti i mbajtur sot është organizuar nga The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës