Ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave intervistohet nga Komisionin Hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor në lidhje me procesin e vendimarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2007, ka intervistuar ish-ministren e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, e ka pyetur ish-ministren për procesin e shthurjes së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe privatizimin e distribucionit.

Muja i ka përkujtuar ish-ministres se në kohën kur ajo ka qenë pjesë e Qeverisë Thaçi, ka propozuar privatizimin e distribucionit, pa përfunduar procesi i shthurjes së KEK-ut.

“Në lidhje me situatën në veri edhe gjatë kohës sa ju keni qënë ministr ka pas vëshitrësi në atë pjesë. Më 24 prill drejtori i KEK-ut ka thënë në 2010 që pas takimit me ju dhe kryeministrin të shkojë në Serbi dhe të kontraktoj një kompani që të furnizoj veriun me energji. A ju kujtohet kjo? 17 shtator 2008 keni propozur idenë për shthurjen e KEK. Cila ka qenë arsyeja që në mbledhjen e radhës  i propozoni Qeverisë privaitzimin e distribucionit pa perfundu procesi i shthurjes” – ka thënë Muja.

“Me 2 tetor 2008 në mbledhjen e qeverisë është më ndryshe që po thoni, ju propzoni të privatizohet rrjeti i distribucionit. Ideja është e saktë ju e keni mbështet, pa perfundu procesi i shthurjes. Ju e keni arsyetu me investime të huaja. A e dini se ju e keni justifiku me nevojën e investimeve të huaja. Ju nuk e keni thith asnjë investim nga jasht, qytëtarët e kane pagu krejt. Gjatë kohës suaj është bërë elaborati i aseteve të KEK, astetet vlerësohet rreth 160 milionë euro. A e dini që është privatozu me 26 milionë euro”- ka thënë tutje Muja.

Shiroka-Pula ka arsyetuar propozimet e saj në kohën që ka udhëhequr Ministrinë e Energjisë dhe Minierave.

“Kompetencë fare nuk kam pas në lidhje me shitblerjen e rrymës. Unë kam kërku gjenerim më të madh nga KEK-u dhe sigurim të energjisë por nuk kam pas të bëjë më kompanitë tutje. Nuk kena pas qasje prej ndërkombëtarëve në veri. Gjatë tanë kohës kemi diskutu pse njërëzit në Kosovë me pagu e ata në veri jo. Drejt me ju tregu mua nuk më kujtohet takimi, por ma ka përmend emrin. Për shitjen e rrjetit kam qenë shumë kundër, gjithmonë. Infrastrukrurën e energjisë, rrjetin me e shit kam qenë kundër. Nuk është privatizu në kohën time, kjo është shumë e rëndësishme”- tha ajo.

Ish-ministrja Shiroka-Pula ka folur edhe për projektin e Kosovës C – Kosovës së Re.

“Në këtë periudhë kemi bërë politika dhe strategji për energji dhe minera. Është e vërtëtë që këtë kohë kanë ekzistu Kosova A dhe Kosova B. Është e vërtetë që për shkak të investimeve të shumta në sektore tjera nuk janë berë investimet e duhura në energji, për këtë ka pas ndërprerje të mëdha të energjisë” – ka thënë Pula – Shiroka.

“Ka pasur investime në riparime të blloqeve, kanë qenë më të vogla më të ngadalshme në atë kohë ka funksionu B1, B2 që kanë qenë në gjendje më të mirë dhe Kosova A. Ka qenë iniciativa me e ndërtu Kosovën C. Ajo ka qenë e planifikuar 2000-2100 megavat për orë dhe ka qenë e planifikuar që Sibovci i tëri të jetë pjesë e këtij projekti. Shoqëria civile edhe Vetëvendosje në atë kohë kanë qenë kundër këtij projekti, për shkak të ndotjes së ambientit. Pse nuk është bërë tani unë nuk e di” –  tha ajo.