Ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli - Foto: Facebook

Ish-ministri i FSK-së nuk arrin të bëhet deputet

Ish- ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haki Demolli nuk ka arritur të grumbulloj vota të mjaftueshme për t`u bërë deputet.

Demolli ka qenë edhe Ministër i Drejtësisë në vitin 2010, ndërsa ka qenë edhe deputet në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovës.

Demolli në rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ, në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti ka marrë gjithsej 6,931 vota.

KALLXO.com raportoi se, ish- deputetë e ish-ministra të LDK-së nuk kanë arritur që në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti të merrnin vota për tu bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.

Këta janë kandidatët që do përfaqësojnë LDK-në legjislaturën e ardhshme

Qëndrimet e Muharrem Svarqës për, shamitë, martesat e homoseksualëve, autostradën e Dukagjinit

KALLXO.com po raporton vazhdimisht për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të kalojnë pragun për tu bërë deputet.

Zyrtare: Koalicioni i Nismës nuk e kalon pragun

Gjithashtu KALLXO.com raportoi edhe për deputetët që do të përfaqësojnë partitë politike në legjislaturën e ardhshme në kuvend.

Këta janë kandidatët që do përfaqësojnë LDK-në legjislaturën e ardhshme

.