Zyrtare: Koalicioni i Nismës nuk e kalon pragun
Koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, nuk e kanë kaluar pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të këtij viti.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Nisma-AKR-PD ka marr 42 mijë e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave.
Rezultatet përfundimtare kanë konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje ka marr më së shumti vota, pasuar me LDK-në, PDK-në në vendin e tretë dhe më pas koalicioni AAK-PSD, si dhe partitë tjera.
KALLXO.com është duke transmetuar direkt shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetortit nga KQZ.
KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit
Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 7 novembre 2019