Isa Mustafa flet për shëndetin e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ishte nën përkujdesje dhe trajtime intensive mjekësore që nga viti i kaluar.

Ai ka kapërcyer një sfidë të madhe me sëmundje që e trajtoi edhe jashtë vendit.

Në një intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë”, ai ka folur më gjerësisht për shëndetin e tij.

Mustafa tha se ende është në proces të rehabilitimit.

“Kam qenë shumë ma keq, kam qenë në një situatë mjaft të rëndë shëndetësore. Që nga fillimi i vitit të kaluar kam kapërcyer disa sfida. E kam një periudhë të rehabilitimit por mund të them se jam në një gjendje shumë ma të mirë. Kam nevojë edhe më tutje të kujdesem për vetveten”, tha Mustafa.

Ai shtoi se sfida me sëmundjen e ka njoftuar me një botë që se ka ditur më herët dhe që e ka bërë ta vlerësojë shëndetin mbi të gjitha.

Përballë Jeta Xharrës, Mustafa foli për shumë tema të aktualitetit politik, përfshirë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së ardhshme.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: