Isa Mustafa flet pas dakordimit për bashkëqeverisje me VV-në

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur pas shprehjes së vullnetit për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ditëve në vijim do të punojnë për përafrimin e programeve qeveritare si dhe që të gjejnë zgjidhje për krijimin e Qeverisë pasi të numërohen të gjitha votat.

“U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje. Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri”, ka shkruar Mustafa.

Kryetari i LDK-së ka thënë se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së.

Gjatë ditës së sotme janë takuar liderët e dy partive që të arrijnë një marrëveshje për Qeverinë e ardhshme.

Nis takimi Kurti – Mustafa

.