Nis takimi Kurti - Mustafa

Ka nisur takimi ndërmjet drejtuesve të Vetëvendosjes dhe LDK-së i cili pritet të shënojë edhe nisjen e negociatave ndërmjet dy partive për koalicionin e ardhshëm qeveritar.

Vetëvendosje dhe LDK, të cilat gjatë mandatit të kaluar ishin në opozitë, kanë dalë dy partitë më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit, me një diferencë të ngushtë prej mbi 5 mijë vota nga njëra-tjetra.

“Ky është fillimi i Qeverisë së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta çkapë shtetin nga e keqja”, tha Kurti para se të hyjë në takim.

Ky është takimi i parë ndërmjet drejtuesve të këtyre dy partive që nga muaji i kaluar kur ato nuk mundën të merren vesh për një listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.