Instituti Albanologjik kujton doajenët e këngës dhe valles shqipe

Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP) do të kujtojë të enjten e ardhshme doajenët e këngëve dhe vjellave shqipe, të cilat u ndanë nga jeta gjatë viti 2020.

Për të kujtuar këto figura, Dega e Folklorit të IAP-së do të organizojë tryezën shkencore, “Jetësimi i figurave të këngëve dhe valleve shqiptare”.

“Me 29 prill 2021 në ora 11.00, Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik-Prishtinë organizon tryezën shkencore, ‘Jetësimi i figurave të këngëve dhe valleve shqiptare’, si homazh për artistët që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2020”, thuhet në njoftimin e Degës së Folklorit të IAP-së.