Foto: VOA

Incidenti i Ramës në aeroplanin gjerman, reagon Qeveria shqiptare

Zëdhënësi i Qeverisë së Shqipërisë, Endri Fuga, ka reaguar pas raportimeve se kryeministri Edi Rama u shoqërua nga Policia gjermane se nuk mbajti llojin e maskës së kërkuar.

Fuga ka sqaruar se ky incident nuk kishte të bëjë me vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit.

“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtareve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua qe atë dite”, ka sqaruar Fuga.

Fuga ka publikuar një letër të kërkim faljes nga agjencia e fluturimeve.

“Në emër të Lufthansa German Airlines, ju kërkojmë ndjesë për që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar ky ndalim. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, nëse sjellja e disa anëtarëve të ekuipazhit u perceptua si e papërshtatshme dhe nuk u trajtua me ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme”, thuhet në letërën e Deutsche Lufthansa AG, Lufthansa Aviation Cente.

Media gjermane: Edi Rama u shoqërua nga Policia gjermane se nuk mbajti llojin e maskës së kërkuar