Media gjermane: Edi Rama u shoqërua nga Policia gjermane se nuk mbajti llojin e maskës së kërkuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e një aeroplani “Lufthansa” gjatë valës së katërt të coronavirusit, raporton media gjermane “Spiegel.de”.

Rama refuzoi mbajtjen e maskës mbrojtëse ndaj COVID-19, para nisjes së një aeroplani nga Frankfurti në Detroit.

Media gjermane raporton se për këtë rast ekuipazhi duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.

Ata thonë po ashtu se Rama nuk u bind as nga kapiteni që të mbajë një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë të pëlhurës dhe më pas u shoqërua nga policia.

“Vetëm pasi bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për COVID-19, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa”, thuhet në shkrimin e medias.

Linja ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një linjë tjetër me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, Rama mori një gjobë për mosmbajtje të maskës.

Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, e përmendi së fundmi incidentin në një intervistë në “Spiegel”.

Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për kërkesën për maskë – as për një kryetar qeverie.

Në fillim të krizës së COVID-19, “Lufthansa” prezantoi një kërkesë për maskë.