Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

IKShPK për fillimin e vitit shkollor, fton institucionet të përmbushin obligimet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ri shkollor 2021/2022

Instituti thotë se secila shkollë do të përcjellë shëndetin e secilin nxënës dhe mësimdhënës përmes Task Forcës nëpër shkolla dhe Task Forcës Komunale.

“Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjëherë. Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Nga sot fillon mësimi dhe hapen çerdhet