Ilustrim

Identifikohet dhe arrestohet një person që dyshohet se shtiu me armë zjarri në ndrrimin e moteve

Një person është identifikuar se ka gjuajtur me armë zjarri më 1 janar në ndërrimin e moteve. 

Kështu të paktën njofton edhe policia deri sa rasti është i regjistruar për përdorim të armës më 1 janar. 

I dyshuari është  arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 20 gëzhoja. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.