Foto-ilustrim

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Krujë

Policia shqiptare ka arritur që në kohë rekorde ta identifikojë të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Autori i dyshuar është shtetasi R.P., 32 vjeç nga Gramëzi i Krujës

Dy dronë që filmojnë dhe në errësirë po kontrollojnë zonën.

Policia ka gjetur makinën e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz të Krujës.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e RENEA janë vënë në ndjekje të autorit.

Vrasja, sipas Policisë së Shtetit, dyshohet se ka ndodhur për një konflikt të vjetër.