
Krujë, shoferi humb kontrollin mbi veturën, vdes pasagjerja - nëna e tij
30.4.2023 - 23:25
Një 77-vjeçare humbi jetën kur automjeti që drejtonte i biri doli jashtë rrugës.
Aksidenti automobilistik me pasoja për jetën ndodhi në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë.
Një 46-vjeçar teksa drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën mamaja e tij, shtetasja B. H., 77 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjet.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Top Channel.