
Vrasja e tre personave në Fushë Krujë, në drejtim të veturës u shkrepen 50 plumba – identifikohet njëri prej viktimave
17.7.2022 - 16:18
Tre persona raportohet se kanë mbetur të vdekur nga një atentat që ndodhi sot në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Siç raportojnë mediat lokale ndaj veturës ku ishin tre viktimat janë shkrepur 50 plumba.
Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është zbuluar ende.
Viktimat të moshës 30-35 vjeç thuhet se ishin dërguar fillimisht në spital, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve. /Telegrafi/