Ibishi: Aparati shtetëror i Serbisë shantazhoi votuesit në Kosovë

Mënyra e votimit të komuniteteve pakicë në Kosovë po shihet si njëra nga më jodemokratiket në zgjedhjet e 6 tetorit.

Bashkim Ibishi, ekspert për çështje të komuniteteve në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se në përgjithësi është i kënaqur me procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë ai deklaroi se ka pasur shantazhe sidomos te votuesit e komunitetit serb dhe se votat janë shitur.

“Rastet e subjekteve pakicë i ka nxanë pa pritur.  Nëse flasim për partitë që kanë garuar prej komunitetit serb në këtë rast, e di që aparati shtetëror ( i Serbisë) vazhdimisht edhepse nuk flitet publikisht e di që ka ushtuar dhunë ndaj votuesve në këtë rast duke i shantazhuar dhe duke i këcënuar me largim nga vendi i botës dhe ka indice të qarta që janë shitur votat”, tha Ibishi.

Sot në Jeta në Kosovë u diskutua për zgjedhjet dhe pritjet nga qeveria e ardhshme.

Pjesë e këtij diskutimi janë: Besnik Vasolli, ekspert i çështjeve zhvillimore, Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e sigurisë, Bashkim Ibishi, ekspert për komunitete, Lulzim Emini, ekspert i shëndetësisë, Dafina Krasniqi, Task Forca për Rini dhe Labinot Leposhtica, udhëheqës i zyrës ligjore të KALLXO.com.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: