Ilustrim

Hyri ilegalisht në Kosovë, shtetasi i Bosnjë Hercegovinës arrestohet pas gati 3 muajve

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës nën dyshimin se ai ka kaluar ilegalisht kufirin.

Të dyshuarit më 28 mars të 2023, gati dy orë para mesnatës iu ishte refuzuar hyrja në Kosovë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë.

Kjo pasi ai nuk posedonte vizë hyrëse, por që i njëjti më pas duke shfrytëzuar rrugët ilegal jashtë vendkalimit kufitar kishte hyr në Kosovë.

I njëjti është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.