Dyshime mbi materialet që u paguan për rrugën

Në emisionin e fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetua hulumtimi për heshtjen e institucioneve shtetërore para një dukurie që e shkatërron dhe degradon ambientin.

Kompanitë që marrin tendera milionësh nga shteti janë po ato që e shkatërrojnë dhe e degradojnë

ambientin duke eksploatuar ilegalisht dhe duke e marrë zhavorrin dhe dheun ne mënyrë ilegale për ta hedhur në punishtet ku punojnë me parat e buxhetit të shtetit.

Rasti i fundit që ishte objekt trajtimi ne emision është në komunën e Gjilanit. Kompania

“Zuka Company” nga Gjilan e cila e ka ndërtuar rrugën që lidh fshatin Cernicë dhe Livoq të Gjilanit, ka

marrë material në fshatin Cërnicë ne mënyrë ilegale dhe e ka përdorur për mbushjen e rrugës.

Fatmir Gërguri, kryeinspektori i Komisionit për Miniera dhe Minerale ka folur për këtë rast.

“Edhe këtë kompani e kemi dënuar së paku dy herë dhe i kemi bërë kallëzim penal si atyre

tjerave me herët”, theksoi Gërguri.

Muhedin Zuka pronari i kopanisë Zuka e pranon se inspektorët e KPMM-së e kishin takuar atë duke

punuar në një pronë private dhe thotë se jo krejt materialin e marrë aty e ka përdorur në trasenë e rrugës.

Ai është dënuar me mbi 13 mijë euro për këtë gjë.

“Ne nuk e kemi degraduar ambientin dhe kemi shkuar ne një vend privat te një pronar privat dhe aty

kanë ardhur inspektorët dhe na kanë dënuar”, Tha Zuka.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli thekson se është në dijeni të këtij shqetësimi të KPMM-së por shton se Komuna e Gjilanit tash e tutje do të bashkëpunojë edhe më shumë me inspektorët e kësaj të fundit që mos të pësojnë qytetarët nga papërgjegjësia e dikujt.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në linkun e mëposhtëm

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!