Enver Hoxhaj I Foto: Kallxo.com

Hoxhaj: Serbia po bën fushatë kundër Kosovës përmes ryshfetit

Ish-kryediplomati kosovar dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka thënë se shteti serb po bën fushatë kundër Kosovës.

Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter, tha se liderët politik të qeverisë së Serbisë po e vazhdojnë qasjen ndaj Kosovës sikur Slobodan Milloshoviq.

“Fushatat e lobimit serb kundër Kosovës përmes ryshfetit, shitjes së armëve në mënyrë të paligjshme, dhe veprime të ngjashme të këqija konfirmohen tani edhe nga Boegradi. Tipike e regjimeve autoritare si Vuçiqit dhe një piun sovjetik si Daçiq, të cilët vazhdojnë politikën e Millosheviçit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.