Foto: REL/RFE

Hovenier kërkon formimin e Asociacionit në mënyrë urgjente: Të mos ketë kompetenca ekzekutive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Asociacioni i komunave më shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht.

Në një intervistë për Bloomberg, diplomati amerikan ka thënë se Asociacioni do të jetë një derë për shqetësimet e serbëve të Kosovës.

“Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht” – tha ambasadori i SHBA-së. “Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin Asociacionin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve” – shtoi ai.

Hovenier ka treguar se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

“Megjithatë, një organizatë e tillë nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive dhe “duhet të kufizohet, sepse ne besojmë se pa ato kufizime ajo mund të bëhet diçka që është problematike ose një burim jostabiliteti” – ka shtuar ai.

Asociacioni është në mesin e marrëveshjeve për të cilat komuniteti ndërkombëtar dhe Serbia kërkojnë që të zbatohet urgjentisht.

Qeveria e Kosovës është ma marrëveshjen e Ohrit se do ta zbatoj këtë marrëveshje.

Hovenier: Asociacioni pa kufizime mund të bëhet diçka problematike