Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reagur lidhur me gjetjen e mbetjeve mortore në Rahovec dhe Prizren.

Sipas tij, informatat për këto vende kanë ardhur nga qytetarët.

“Në kuadër të angazhimeve dhe përkushtimit maksimal për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, sot janë kryer gërmimet vlerësuese në dy lokacione të këtyre komunave dhe kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore.
Informatat e prezantuara në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Sektorin e Policisë për Krime Lufte kanë ardhur nga qytetarët, të cilëve u jam mirënjohës dhe i falënderoj përzemërsisht,” ka shkruar Hoti.

Hoti tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet nëse kanë infromata të mundshme për lokacione të tilla.

“Ftoj çdo qytetar që mund të ketë informata për vendndodhjen e mundshme të personave të pagjetur t’i ofrojnë ato tek institucionet kompetente,” ka shtuar tutje Hoti.

Përfundojnë gërmimet në Prizren e Rahovec, gjenden mbetje mortore