Hoti tregon se çka bisedoi me Lajçakun për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se e ka njoftuar atë për qasjen e Qeverisë për një dialog që çon tek njohja reciproke dhe që i hap Kosovës perspektivën eurointegruese

Hoti tha se e ka falënderuar Lajçakun për angazhimin.

“Ai në Kosovë është i mirëpritur dhe i nderuar sepse flet në emër të 27 shteteve të BE. Sot e njoftova me qasjen tonë karshi dialogut, një dialog që çon tek njohna reciprpoke dhe që i hap Kosovës perspektivën eurointegruese”, tha Hoti.

Sipas kryeminstrit, marrëveshja Kosovë-Serbi është e rëndësishme për dy vendet si edhe për stabilitetin e Europës.

LIVE – Hoti e Lajçak flasin pas takimit

LIVE – Hoti e Lajçak flasin pas takimit

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 16 juin 2020

.