Hoti tregon për çfarë tema janë dakorduar me homologun maqedonas

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut do të mbahet një mbledhje e përbashkët.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur edhe temat për të cilat janë dakorduar me homologun maqedonas, Zoran Zaev.

“Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për: pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, gazsjellësin Shkup-Prishtinë, rrugën Prizren-Tetovë,qendër të përbashkët skijimi. Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive”, ka shkruar Hoti.

Para dy ditësh, Hoti ka bërë një vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, ku u prit nga kryeministri maqedon, Zoran Zaev.

Hoti e Zaev paralajmërojnë mbledhje të dy qeverive

.