Hoti e Zaev paralajmërojnë mbledhje të dy qeverive

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar mbledhje ndër-qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë.

“Është bë punë e mirë në organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona. Presim që sapo të krijohen kushtet të organizojmë mbledhje të përbashkët që të rishikojmë marrëveshjet që janë nënshkruar deri tash dhe do identifikojmë mundësi tjera për marrëveshje të reja”, ka deklaruar Hoti.

Hoti këtë e ka thënë në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Këtë mbledhje e ka paralajmëruar edhe kryeministri Zaev. Zaev ka deklaruar se kjo do të ndodhë posa të krijohen kushtet epidemiologjike. /21Media