Hoti takon sot partnerët e koalicionit

Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë pritet të mblidhen në një takim sot pasdite.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do t’i pres në takim liderët e koalicionit në një takim të thirrur në orën 14:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, për këtë takim nuk janë dhënë detaje tjera, as temat e diskutimit.

Takimi i partive që janë në koalicion qeverisës, do të mbahet para se Kosova dhe Serbia të takohen në SHBA në kuadër të dialogut më 2 shtator.

Ndërkaq, pak ditë më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shpalli kandidaturën e tij për president.

“Matje pulsi” për përfshirjen e PDK-së në Qeverinë Hoti