LDK: Koalicioni qeverisës s’ka përçarje për çështjen e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se koalicioni qeverisës ka këndvështrime të ndryshme për çështjen e presidentit, por se sipas tij nuk ka përçarje.

Në një konferencë për media, Gashi tha se koalicioni qeverisës nuk ka pasur marrëveshje për këtë pozitë.

“Ka këndvështrime të ndryshme, por ky koalicion nuk ka marrëveshje për Presidentin, prandaj edhe nuk ka përçarje për Presidentin sepse s’ka pasur marrëveshje. Kur është bërë koalicioni, nuk ka pasur marrëveshje për çështjen e Presidentit”, theksoi ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje javën e kaluar pasi ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale.

Pas dorëheqjes së Thaçit, Presidenca e Kosovës udhëhiqet nga ushtruesja  e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, jo më gjatë se gjashtë muaj.