Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti i përgjigjet kërcënimit të Rakiqit për dalje nga koalicioni

Kryeministri Avdullah Hoti nuk është i informuar për kërcënimin e Goran Rakiqit që sot nga Beogradi tha se nëse Kosova nuk e formon Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas Marrëveshjes së Brukselit, atëherë Lista Serbe do të dalë nga koalicioni qeverisës.

Ai ka thënë me plot bindje se Qeveria që ai e drejton nuk merr kërcënime nga askush.

“Kjo nuk është Qeveri që pranon kërcënime prej askujt, absolutisht askujt. Nuk punojmë nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë partnerët, përfshirë Listën Serbe. Për aq kohë sa i përmbahemi këtyre marrëveshjeve punojmë bashkë. Unë po kujdesem që të respektohen këto marrëveshje”, tha Hoti./RTKlive/