Drita Bakija Gunga

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e historianes Drita Bakija-Gunga

Kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e një ndër garve të para doktor shkence në fushën e historisë, Drita Bakija-Gunga.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se kontributi i saj ishte shumë i gjerë, me theks të veçantë për rolin e gruas, në art e kulturë, si dhe në fushën politike.

Tutje, ai ka thënë se Bakija-Gunga ishte zgjedhur në kryesinë e parë të Shoqatës së Gruas në mars 1990, që më pas u transformua në Forumin e Gruas së LDK-së.