Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Foto: ZKM

Hoti në “Down Syndrome Kosova” paralajmëron financime për shoqatat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Prishtinë.

Hoti tha se përgëzon stafin e qendrave për ofrimin e shërbimeve për fëmijët me nevoja specifike.

“Unë jam sot këtu për ti uruar fëmijët, para së gjithash familjet e tyre dhe me përgëzuar edhe stafin e kësaj qendre dhe tri qendrave tjera nëpër regjione për ofrimin e shërbimeve për këta fëmijë me nevoja më specifike. Unë besoj që avanimi I një shoqërie dhe humanizmi i një shoqërie matet përmes nivelit të kujdesit që ne tregojmë ndaj këtyre fëmijeve edhe ndaj kategorive tjera të shoqërisë që kanë nevojë për ne”, tha ai.

Hoti tha se do të kujdeset që pas Vitit të Ri me shoqatat të hyjnë në marrëdhënie kontraktuale, pasi sipas tij këto shërbime janë obligim i shtetit.

“Do të ulemi mënjeherë në fillim të janarit për të nënshkruar një kontratë kornizë afatgjatë për shërbimet që i ofrojnë këto qendra në emër të shtetit të Kosovës, për të financuar shpenzimet bazike elementare të këtyre shoqatave”, thekoi ai.

Ndërkaq, përfaqësus të kësja shoqate falenderuan kryeministrin në detyrë për vizitën.