Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Hoti informon kabinetin qeveritar për takimet lidhur me dialogun

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin e tij për takimet dhe bisedimet lidhur me dialogun me Serbinë.

Hoti u zotua për transparencë ndaj kabinetit qeveritar rreth këtij procesi.

“Unë kam bërë kërkesë për raportim në Kuvned të premtën në ora 12, dje i kam informuar kryetarët e partive politike për dialogun. Mbi bazën e platformës për dialogun janë mbajtur diskutimet deri më tash, duke filluar nga samiti i Parisit, të dy palët kemi prezantuar qëllimet tona që përfshirnë, parimet objektivat dhe mënyrën e organizimit të dialogut. Ne hymë për të përmbyllur këtë proces dhe jo për dialog teknik. Në Bruksel kemi diskutuar për dy qështje, përsonat e pagjetur dhe zhvillimin ekonomik, kemi prezantuar qëndrimin shtetëror të Kosovës”, tha ai.

Hoti foli edhe për emërimin e Skender Hysenit koordinator shetëror për dialogun.

“Dje në përputhje me vendimin e qeverisë kam emruar kordinatorin i cili ka marrë përsipër të gjithë organizimin e procesit të dialogut”, theksoi kryeministri.