Meliza Haradinaj-Stublla dhe Nabila Alshamsi

Horizont i ri në marrëdhëniet Kosovë - Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, priti në takim njoftues Nabila Alshamsi, Ambasadore jo-rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderoi për ndihmën e deritanishme të EBA-ve.

“Prita në takim njoftues znj. Nabila Alshamsi, Ambasadore jo-rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderova për ndihmën e deritanishme të EBA-ve. Po ashtu, i shpreha gatishmërinë dhe përkushtimin për të shfrytëzuar momentumin e ri për të kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj-Stublla, në llogarinë e saj në rrjetin social facebook.

Tutje, Haradinaj-Stublla, ka shkruar t’i ketë shprehur mysafirës së saj, përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve të reja nga EBA në Kosovë përmes zotimit të marrë për organizimin e Forumeve Ekonomike.