Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Emiratet e Bashkuara Arabe do dhurojnë 25 milionë euro për një spital për fëmijë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka zhviluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se ministri Zayed Al Nahyan informoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.

Tutje, në komunikatë potencohet se Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë.

Po ashtu, u bisedua për avancimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.