Lutfi Haziri

Haziri: EXIT POLL-i i RTK-së është bërë për PDK-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se EXIT POLL i bërë nga ana e Radio Televizionit të Kosovës, është krijuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media, Haziri u pyet nga gazetari i RTK-së në lidhje me EXIT POLL-in e RTK-së.

“Ai është EXIT POLL që është punuar për PDK-në ne i kemi parë edhe mostrat e tyre, dhe natyrisht është për çudi që se ka nxjerr PDK-në të parën por sidoqoftë ne jemi të sigurtë për rezultatet dhe mostrat që po flasim”, tha ai.

“Natyrisht që LDK me një ekip të jashtëzakonshëm në krye të saj ka qenë padyshim Vjosa Osmani që është kryeministre”, tha ai.

“Që katër javë në të gjitha sondazhet, çdo javë që janë punuar duke përfshirë edhe këtë të sotme e kanë zgjedhur LDK-në të parën. Është një rritje e Vetëvendosjes, është por parti e parë me shumë ulëse ka me mbetë dhe me qenë LDK-ja”, tha ai.