Haxhiu njofton për shtimin e stafit të Gjykatës Administrative

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se është e rëndësishme që u miratua projektligji për Gjykatën Administrative që ka për qëllim zgjidhjen e kontesteve.

“Stafi i kësaj gjykate do të shtohet që të përballojnë lëndët. Qeveri mori vendim që një banesë të konfiskuar për viktimën e trafikimit, nuk mund të jap më shumë detaje për shkak të ndjeshmërisë. Miratuam tri marrëveshje me Malin e Zi po ashtu miratuam edhe projektligjin e reformës me BE-në”- deklaroi Haxhiu më 14.02.2024.

Haxhiu ka shtuar se gjatë kësaj jave në Kuvendin e Kosovës në rend të ditës janë edhe amendamentet në Vettingun në Drejtësi.

“Sa i përket luftës kundër korrupsionit kemi miratuar Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Sa i përket drejtësisë tranzicionale kemi miratuar ligjin për themelin e Institutit të Krimeve të Luftës me ç’rast kryeministri ka emëruar edhe drejtorin”, shtoi Haxhiu.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Gjykatën Administrative, e aty ministrja Haxhiu tha se kjo gjykatë do të ndahet në dy shkallë dhe do të ketë gjithësej 34 gjyqtarë.

Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave për projektin e zgjerimit të segmenteve të rrugës Kijevë- Zahaq dhe Kijevë- Dollc.

Përveç kësaj, Qeveria ka miratuar edhe propozimin përfundimtar për shpronësim të pronave për projektin për ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresalc.

Qeveria miratoi vendimt për shpronësim të pronave për zgjerim të rrugëve

Qeveria miraton projektligjin për Gjykatën Administrative