Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Qeveria miraton projektligjin për Gjykatën Administrative

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Gjykatën Administrativë në mbledhjen e qeverisë më 14.02.2024.

Kryeministri Kurti tha para kabinetit të tij qeveritar se kjo do të jetë hera e parë që në Kosovë do të themelohet një gjykatë që merret me çështje administrative.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kur e prezantoi para kolegëve të saj, njoftoi se kjo gjykatë do të ndahet në dy shkallë dhe do të ketë gjithësej 34 gjyqtarë.

“Paraqes para jush një zotim të Qeverisë që e ka pasur para qytetarëve. Gjykata Administrative do të vendosë për konfliktet administrative. Gjykata Administrative do të organizohet në dy shkallë të administrimit. Do jenë 25 gjyqtarë në shkallën e parë dhe 9 gjyqtarë në të dytën” – tha ministrja Haxhiu.