Arkiv - Meliza Haradinaj

Haradinaj: Është absurde të vet izolohen qytetarët që vinë nga Shqipëria

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj e ka konsideruar absurd propozimin e qeverisë për karantinimin e qytetarëve që vijën nga Shqipëria.

“Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku. Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë”, ka shkruar Haradinaj.

Ministrja Haradinaj ka thënë që kjo mund ti sjellë vetëm dëme Kosovës, duke përmendur rastet që kanë nevojë për trajtim shëndetësorë jashtë vendit.

“Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi”, ka thënë ajo.

Haradinaj ka theksuar se ‘masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë’.

Sot kryeministri Hoti ka paralajmëruar se do tw merren masa të reja për parandalimin e rasteve me COVID-19.

Pas rritjes së këtyre rasteve, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramdani në një intervistë mbrëmë në T7 ka thënë se institucioni që ai drejton ka rekomanduar masa të reja kundër COVID-19.

Disa nga masat e reja kundër coronavirusit janë: Do të kërkohet testi PCR ose vetizolimi 7 ditë nga persona që hyjnë në Kosovë, të ndalohet grumbullimi i njerzëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme. Në sektorin e gastronomisë, tavolinat të jenë në distancë prej 2 metra, Të obligohen qytetarët që në çdo institucion të bartin maskat e tyre, si dhe në vendet e tyre të punës. Të përgjysmohet kapaciteti i autobusëve dhe të mos pranojnë udhëtarë të cilët nuk kanë maska. Të ndalohen aktivitetet rekreative kulturore në ambiente të mbyllura dhe të hapura ndërsa  fitneset, pishinat dhe sportet individuale do të zhvillohen në përputhje me Manualin për mbrojtje nga COVID-19.