Haradinaj: Deklaratat e Shkelzen Gashit për UÇK-në kanë qenë të pavërteta

Dëshmia e Nasim Haradinajt ka vazhduar me pyetjet e prokurorit.

Gjykata ka lëshuar një video ku shihet Haradinaj duke folur për termin “Spiun” në një emision televiziv.

“Kjo deklaratë e imja në këtë emision është në një emision humoristik, për këtë deklaratë unë duhet të isha edhe në Gjykatat e Kosovës, ne kemi qenë në presion për dallim nga ana juaj, unë nuk mendoj që spiuni është dëshmitar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se termin “Spiun” e ka përdorur edhe në ambientet e tij familjare.

Haradinaj ka thënë se këtu gjendet në Gjykatën e formuar nga Kosova, nuk besoj që jam në Tribunal.

“Unë mendoj që jam në Gjykatën e Kosovës, nuk mendoj që jam në Tribunal, nëse jam gabim unë mund të largohem nga këtu”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se këtë gjykatë e përkrahin njerëzit që janë armiq.

Po ashtu Haradinaj tha se nuk është keq të bashkëpunohet me një person të komunitetit serb.

“Nuk është keq nëse bashkëpunohet me një person të komunitetit serb, por është keq nëse bashkëpunohet me një person që ka kryer krime”, ka thënë Haradinaj.

Prokurori ka pyetur Haradinajn se në rast se dikush akuzohet se po bashkëpunon me Serbinë, nëse dëshmitari për shembull nëse bashkëpunon me Serbinë a do të vritej?

Lidhur me këtë Haradinaj ka thënë së një person mund të vritej vetëm në rast se ai do të ishte në një front lufte.

Haradinaj është marrë në pyetje edhe për një postim në rrjetin social nga ana e të akuzuarit tjetër Hysni Gucati.

Lidhur më këtë prokurori ka pyetur a pajtoheni më deklarimin e Hysni Gucatit?

Haradinaj ka thënë së në statusin e Gucatit, përmendet emri i ish-këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës.

“Unë mund të pajtohem se deklaratat e Gashit janë gënjeshtër, për këto deklarata ai është larguar edhe nga puna”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë që pjestarët e UÇK-së që kanë qenë të akuzuar nga Tribunali i Hagës dhe nga ana e Gjykatave tjera në 90% të rasteve kanë dal të pafajshëm.

Prokurori ka pyetur Haradinajn se ‘…a pajtoheni me deklaratën në postim ku thuhet se disa dëshmitarëve janë vrarë?’

Lidhur më këtë Haradinaj se këto fjalë nuk janë fjalë të Gucatit, por janë fjalë të cituara nga Shkelzen Gashi.

“Këto fjalë janë të cituara nga Shkelzen Gashi, ndoshta edhe për këtë arsye ai është shkarkuar nga pozita e këshilltarit të Kryeministrit, nëse Gashi ka ndonjë informatë mund të shkojë në Gjykatë, është mirë me marrë në pyetje Shkelzen Gashin, nëse ka shpif është mirë me e dënuar”, ka thënë Haradinaj.