Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente të ngrohjes për bizneset

Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas njoftimit, financimi i subvencionimit do të bëhet nga Bashkimi Europian, ndërkaq bizneset do të mund të aplikojnë përmes platformës E-Kosova.

Ndërsa, pajisjet që do të subvencionohen janë: pompat termike, kondicionerët efiçientë, kaldajat me biomasë dhe stufat individuale me biomasë.

Ministria ka njoftuar se për secilën prej pajisjeve ka çmim dhe përqindje të posaçme.

Tutje thuhet se afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 21 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 12 dhjetor 2023 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje.

Në njoftim thuhet se aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”.

Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 10 janar 2024.

Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/476

Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/…/1Draft-final-21-11-2023-NMVM…