Ilustrim

Hapet linja ajrore Kosovë-Suedi

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se është hapur linja e re me shtetin e Suedisë.

Sipas njoftimit kjo linjë do të jetë aktive nga 12 qershori i këtij viti me Aeroportin “Växjö Småland” nga operatori GP Aviation.

“Kjo linjë ka paraparë fluturimet e saj dy herë në javë, të enjten dhe të dielën dhe me kërkesa të mjaftueshme do të vazhdojë gjatë tërë vitit”, thuhet në njoftim.