Haki Abazi - Foto: ZKM

Haki Abazi krahason menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti

Artikulli i medias amerikane ‘Bloomberg’ ku Kosovën e ka radhitur në vendin e parë në botë për nga numri i lartë i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka nxitur reagime.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar në lidhje me këtë lajm.

Ai tha se në kohën ku Kosova po qeverisej nga Albin Kurti, vendi u bë shembull për të mirë nëpër botë ndërsa sot, sipas tij, për Kosovën po shkruhen më të zezat.

“Sot shkruhet me të zeza si vendi që për shkak edhe të korrupcionit ka më së shumti vdekje dhe as nuk raporton numrin e saktë të infektuarëve. COVID-19 tani është bërë bizens për oligarkët”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Bloomberg: Kosova, e para për nga vdekjet në 1 milion banorë nga COVID-19

Postimi i plotë nga Hali Abazi:

Ky është rezultati: nga vendi që me sukses po kontrollonte përhapjen e pandemisë dhe po ruhej jeta e çdo njërit dhe u bëmë shembull në botë për të mirë, në kohën e qeverisë Kurti, sot shkruhet me të zeza si vendi që për shkak edhe të korrupcionit ka më së shumti vdekje dhe as nuk raporton numrin e saktë të infektuarëve. COVID-19 tani është bërë bizens për oligarkët. Vetëm mendojeni se si janë duke punuar në rrafshin ndërkombëtar- aty ku vdekja nuk shihet me sy…