Bloomberg: Kosova, e para për nga vdekjet në 1 milion banorë nga COVID-19

Media amerikane “Bloomberg” ka publikuar një grafikë e cila tregon se Kosova është vendi i parë për nga vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë.

Menjëherë pas Kosovës, është renditur Kolumbia.

“Kosova është një nga vendet me vdekjet më të mëdha në botë nga coronavirus” thuhet mes tjerash në artikullin e këtij mediumi.

“Bloomberg” raporton se Kosova edhe në matjet për një javë e edhe për një muaj, del që ka pasur vdekje më së shumti në botë në një milion banorë.

“Shteti ballkanik, ku më shumë se gjysma e 1.8 milion popullsisë është nën moshën 25 vjeç, ka regjistruar 54.2 viktima për milion njerëz që rezultojnë nga Covid-19 në javën e kaluar – pak përpara Kolumbisë . Ndërsa infeksionet e reja gjatë së njëjtës periudhë janë kanë pësuar rënie, Kosova kryeson përsëri në vendin e parë nëse krahasimi bëhet për një muaj”, thuhet në raport.”, thuhet në raport.

Kjo medie ka parë korrupsionin si njërin prej problemeve i cili ka lënë shëndetësinë të pazhvilluar.

“Që prej shkëputjes nga Serbia pas një lufte të përgjakshme, Kosova mbetet një nga shtetet më të varfra të Evropës, e varur nga dërgesat e parave nga qytetarët që janë larguar për në vendet më të zhvilluara të kontinentit. Korrupsioni, ndërkohë, ka mbajtur mbrapa zhvillimin e sistemit shëndetësor”, thuhet në artikull.

Të plotë shkrimin mund ta gjeni KËTU.