Gruas i vidhen 360 euro në Pejë

Një rast i grabitjes është raportuar në Policinë e Kosovës të mërkurën pasdite në Pejë.

Sipas Policisë, raportohet se dy të dyshuar deri më tani të panjohur, nga një grua kanë grabitur 360 euro.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.